

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë urimin e tij për besimtarët katolikë me rastin e Pashkës.
Pas vizitës në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, Berisha e cilësoi ditën e Ringjalljes së Krishtit si momentin më të rëndësishëm të historisë së qytetërimit perëndimor.
“Besimtarëve katolikë shqiptarë dhe në mbarë botën, ju uroj gëzuar Ngjalljen e Krishtit. Ringjallja e Krishtit shënon momentin më frymëzues dhe më të rëndësishëm për mbarë njerëzimin, pasi parimet e porosive të tij u shndërruan në parimet morale të qytetëruar të njeriut dhe të qytetërimit perëndimor”, tha Berisha.
Kreu i PD-së shtoi mesazhin politik: “Le të urojmë që Pashkën tjetër ta kremtojmë më mirë dhe pa këtë të keqe të madhe që i ka rënë hise Shqipërisë këto vite”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






