

FIER–SHEGAN – Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Fier–Shegan, në zonën e njohur si “Pushimi i Shoferit”. Një motoçikletë është përplasur me një mjet tip Volkswagen Caddy, që po kthehej për në banesë.
Sipas informacionit paraprak, drejtuesi i motoçikletës, Klevis Gjoni, dyshohet se po tentonte një parakalim kur ndodhi përplasja. Përplasja ka qenë e fortë dhe fatale, dhe Gjoni ndërroi jetë në spitalin e Lushnjës si pasojë e plagëve të marra.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe kryen veprimet proceduriale për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






