Transmetuar më 05-04-2026, 12:23

Akuzohet se tentoi të vriste bashkëshortin e të dashurës në 2025, kapet pas një viti në arrati në Kakavijë Kelmend Beqaj

FIER/KAKAVIJË – Policia ka arrestuar 27-vjeçarin Kelmend Beqaj, i cili ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas njoftimit të Policisë, Beqaj më 5 janar 2025, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Gledian Hoxhallari, 42 vjeç, bashkëshortin e të dashurës së tij, Melisa H.. Ngjarja ndodhi teksa Hoxhallari po prisnte për t’u takuar me bashkëshorten, dhe Beqaj e sulmoi me armë zjarri.

Pas ngjarjes, Beqaj u arratis, ndërsa Melisa u largua me të dashurin, por më pas u vetëdorëzua në Polici.

Kelmendi u ndalua në Kakavijë nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Gjykata kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale:

“Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier bënë të mundur ndalimin e Beqajt pas një viti arratie.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit