

TIRANË – Policia e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçar, A. B., i kapur në flagrancë ndërsa po vidhte një biçikletë në rrugën “Buna”, në Laprakë.
Hetimet kanë treguar se i riu gjatë muajve mars-prill ka kryer vjedhje në katër subjekte të ndryshme, duke marrë para dhe sende të tjera të ndryshme.
Shtetasi A. B. është vënë në dispozicion të Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia njofton se puna për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë do të vijojë me intensitet.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






