Transmetuar më 05-04-2026, 12:00

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se në internet është konstatuar ekzistenca e në faqe të rrem për aplikimin e vizave, e cila përmban materiale të ngjashme me faqen zyrtare të aplikimit për vizë elektronike në Shqipëri.

Ministria sqaron se kjo faqe nuk është zyrtare dhe nuk është e autorizuar nga autoritetet shtetërore për të ofruar informacion apo shërbime lidhur me procedurat e vizave. Institucioni thekson se e vetmja faqe zyrtare për aplikimet për vizë elektronike është: https://e-visa.al/.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ) njofton se, në vijim të monitorimit të vazhdueshëm të burimeve të hapura në internet, është konstatuar ekzistenca e faqes: https://evisia-al.com/albaniavisaenquirylive/ e cila përmban materiale dhe informacion të ngjashëm me ato të publikuara në faqen zyrtare të aplikimit për vizë hyrjeje të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë.

Në këtë kuadër, sqarojmë se faqja e sipërcituar nuk është faqe zyrtare dhe nuk është e autorizuar nga autoritetet shtetërore shqiptare për të ofruar informacion apo shërbime lidhur me procedurat e vizave.

Theksojmë se faqja e vetme zyrtare për aplikimet për vizë elektronike shqiptare, së cilës duhet t’i drejtoheni, është: https://e-visa.al/” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme.

Ministria u bën thirrje qytetarëve dhe të interesuarve të përdorin vetëm burime zyrtare për aplikime dhe informacion, për të shmangur çdo abuzim të mundshëm.

Ndërkohë, organet e sigurisë kibernetike dhe autoritetet ligjzbatuese po marrin masa për të bllokuar aktivitetet e paligjshme dhe për të gjurmuar e ndjekur personat përgjegjës sipas ligjit.

“MEPJ u bën thirrje qytetarëve dhe të interesuarve të tregojnë kujdes maksimal dhe të përdorin vetëm burime zyrtare për aplikime dhe informacion, me qëllim shmangien e çdo abuzimi të mundshëm.

Organet e sigurisë kibernetike dhe autoritetet ligjzbatuese po marrin masa për të bllokuar çdo aktivitet të paligjshëm si dhe gjurmimin dhe ndjekjen e personave përgjegjës sipas legjislacionit në fuqi.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit