

SHKODËR – Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka bllokuar 7,196 kg djathë të bardhë lope në subjektin “Nail Idrizi”, që ushtronte aktivitet baxho, pasi produkti nuk plotësonte standardet higjieno-sanitare.
Trupa inspektuese ka vendosur gjithashtu mbylljen e menjëhershme të aktivitetit deri në përmbushjen e të gjitha kërkesave të sigurisë ushqimore.
Për veprimet e konstatuara, AKU ka vendosur edhe masa administrative:
Gjobë 300,000 lekë për shkelje të kushteve të higjienës, në bazë të Ligjit Nr. 9863 “Për ushqimin”, neni 68, pika 1, germa “h” Gjobë 100,000 lekë për shkelje të kërkesave të gjurmueshmërisë së produkteve
Autoriteti bën me dije se kontrollet do të vijojnë me intensitet për të garantuar sigurinë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






