

U kap teksa po merrte një biçikletë në Tiranë, kush është i riu dhe për çfarë dyshohet
Një 26-vjeçar është ndaluar në flagrancë në zonën e Laprakës në Tiranë, teksa po vidhte një biçikletë në rrugën “Buna”.
Sipas të dhënave, bëhet fjalë për shtetasin A. B., 26 vjeç, i cili rezulton me precedent në fushën e vjedhjes.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ai dyshohet të jetë i përfshirë edhe në katër raste të tjera, gjatë muajve mars dhe prill, ku në subjekte të ndryshme ka marrë shuma parash dhe sende të ndryshme.
26-vjeçari u kap në momentin e fundit gjatë tentativës për të marrë biçikletën, ndërsa më pas janë thelluar hetimet për aktivitetin e tij të mëparshëm.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për vijimin e veprimeve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






