Transmetuar më 05-04-2026, 11:15

Një i paraburgosur ka ndërruar jetë rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Sipas policisë, 68-vjeçari Hajri Robi ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardio-respirator.

Ai ishte arrestuar më 12 mars 2026 për veprën penale “dhunë në familje” dhe më 14 mars ishte transferuar në IEVP Lezhë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Më 30 mars, i ndjeri ishte dërguar nga burgu në Qendrën Spitalore të Burgjeve për trajtim mjekësor, ndërsa më 2 prill, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, u shtrua me urgjencë në Reanimacionin Qendror në QSUT.

Sipas të dhënave, ai vuante nga hipertension arterial, diabet mellitus dhe frakturë subtrokanterike në këmbën e majtë.

Autoritetet bëjnë me dije se janë ndjekur të gjitha procedurat ligjore për rastin, duke u njoftuar institucionet përkatëse dhe familjarët.

Kohët e fundit ka një shtim të rasteve të vdekjes së personave në burgje, duke përfshirë mosha të ndryshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit