Transmetuar më 05-04-2026, 07:18

Territori i vendit do të ndikohet gjatë ditës së sotme nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë vendin, pa reshje dhe me dukshmëri të mirë.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet, duke arritur deri në 12 m/s.

Në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon parashikohet i ulët, me forcë 1–3 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit