Transmetuar më 04-04-2026, 22:39

TIRANË – Besimtarë të shumtë janë mbledhur në Katedralja Katolike e Tiranës për të marrë pjesë në Meshën e Vigjiljes së Pashkëve, një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit liturgjik katolik.

Ceremoninë e drejton Arjan Dodaj, i cili udhëheq lutjet dhe ritualet tradicionale të kësaj nate të veçantë. Masha e Vigjiljes së Pashkëve simbolizon kalimin nga errësira në dritë, duke përkujtuar ringjalljen e Krishtit dhe duke përcjellë mesazhe shprese, besimi dhe paqeje për besimtarët.

Gjatë ceremonisë ndizet qiriu i Pashkëve dhe zhvillohen leximet biblike që kujtojnë historinë e shpëtimit, ndërsa pjesëmarrësit bashkohen në lutje dhe këngë liturgjike. Atmosfera festive shoqërohet me urime për paqe, dashuri dhe mirësi në familjet shqiptare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit