Transmetuar më 04-04-2026, 21:45

Në nisje të prime-t të sotëm të Big Brother VIP, banorja Selin sqaroi arsyet pse ka vendosur të qëndrojë në lojë, edhe pas kërkesës së nënës për të tërhequr pjesëmarrjen.

“Kam vendosur të vazhdoj garën me vullnetin tim të lirë sepse jo vetëm një Rogert dhe një Mir, por edhe shtatë të tjerë si ata nuk mund të më pengojnë nga rrugëtimi që dua të bëj në BBV,” deklaroi Selin.

Ajo shtoi se 48 orët e fundit kanë qenë shumë të ngarkuara për të, duke e vënë në provë përballë rivalëve që, sipas saj, përpiqeshin të ecin përpara duke e paragjykuar dhe duke i vënë epitete që nuk i takojnë.

Selin theksoi se për të familja mbetet prioritet: “Për mua e para është familja ime. Nuk do thoja se janë zhgënjyer, por do u thoja të kenë besim për mua, për të mbrojtur të ardhmen time. Besimi i tyre është akoma me mua dhe unë jam e bindur që e kam suportin e tyre.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit