

Kryetari i Partia Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili e ka cilësuar heqjen e vizave me zonën Shengen si një nga arritjet e tij më të mëdha.
Berisha kujtoi se në vitin 2010 Shqipëria fitoi të drejtën për lëvizje pa viza, ndërsa qeveria atëherë drejtohej nga Partia Demokratike. Sipas tij, Rama, që në atë kohë ishte kryebashkiak i Tiranës dhe drejtues i opozitës, kishte kundërshtuar heqjen e vizave, duke dërguar emaile në Bruksel dhe paralajmëruar se “800 mijë shqiptarë do të dynden” në Europë.
“Kur nuk ke turp, thua çdo gjë. Miq, vizat me BE-në u hoqën në vitin 2010! Ky bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel, kurse tani heqjen e vizave e quan arritjen më të madhe të jetës së tij,” shkroi Berisha, duke e cilësuar përvetësimin e Ramës si të pavërtetë dhe të paturpshëm.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






