Transmetuar më 04-04-2026, 19:20

Presidentja në largim e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar zyrtarisht mandatin e saj pas përfundimit të periudhës pesëvjeçare në krye të shtetit, duke theksuar arritjet dhe sfidat gjatë ushtrimit të detyrës.

Në një deklaratë publike, Osmani u shpreh krenare për punën e bërë, duke vlerësuar se institucioni i Presidencës është lënë më i konsoliduar dhe me reputacion më të lartë në arenën ndërkombëtare.

“Jam krenare që këtë institucion po e lëmë më të respektuar në botë, me dyer të hapura dhe aleanca të forta”, deklaroi ajo.

Duke reflektuar mbi përvojën në detyrë, Osmani theksoi se sfidat më të mëdha nuk kanë ardhur gjithmonë nga jashtë, por edhe nga brenda vendit.

“Sfidat më të mëdha nuk vijnë gjithmonë nga jashtë. Ato shfaqen kur qëndrueshmëria ndaj parimeve shihet si pengesë dhe jo si vlerë, si dhe kur besnikëria ndaj shtetit nuk përputhet me interesat ditore”, u shpreh ajo.

Osmani nënvizoi se në momente të tilla, një udhëheqës përballet me zgjedhjen midis komoditetit dhe integritetit.

“Unë jam e bindur se kam zgjedhur integritetin, sepse për mua Republika nuk është instrument, por amanet”, përfundoi ajo.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit