

Korçë, 4 prill 2026 – Dy persona të dyshuar si emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë, në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, viktimat janë të moshave rreth 25 dhe 30 vjeç. Nga këqyrja fillestare në vendngjarje, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që humbja e jetës të ketë ardhur si pasojë e temperaturave të ulëta dhe kushteve të vështira atmosferike në zonë.
Shërbimet e Policia e Shtetit ndodhen në vendngjarje dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimave.
Korçë / Informacion paraprak
Më datë 04.04.2026, rreth orës 17:00, në malin e Kamenicës, Korçë, në vendin e quajtur "Qyngji", janë gjetur të pajetë dy shtetas të huaj (dyshohet se janë emigrantë nga Afrika), rreth moshës 20–22 vjeç.
Nga këqyrja paraprake e trupave të tyre, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Pritet ekspertiza mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës së këtyre shtetasve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






