

Tiranë, 4 prill 2026 – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kandidatura e opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet vendore nuk do të jetë e pavarur, duke lënë të kuptohet një tërheqje nga mbështetja e mëparshme për Florian Binaj.
Vetëm disa muaj më parë, Berisha kishte shpallur Binajn si kandidat të mbështetur nga opozita për garën në Tirana, duke e konsideruar atë si alternativë përballë Ogerta Manastirliu.
Megjithatë, gjatë një konference për shtyp këtë të shtunë, Berisha theksoi se përzgjedhja e kandidatit do të jetë rezultat i një procesi të brendshëm të opozitës dhe jo një kandidaturë e pavarur.
Ai bëri të ditur se përgatitjet për zgjedhjet vendore të vitit 2027 kanë nisur, ndërsa procesi i analizës dhe përzgjedhjes së kandidatëve është në zhvillim.
“Opozita ka filluar punën dhe së shpejti përfundon procesin e analizës dhe zgjedhjeve brenda partisë. Ndërkohë që po mendohet, po punohet edhe për zgjedhjet lokale.
Pra nuk do jenë dy muaj përpara, ju siguroj do të jenë shumë më herët se zgjedhjet e fundit dhe ne do të bëjmë gjithçka për kandidaturat më të mira,” u shpreh Berisha.
Kryedemokrati shtoi se synimi është përzgjedhja e kandidatëve më të mirë për të përfaqësuar opozitën në zgjedhjet lokale.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






