

Kryeministri Edi Rama komentoi përplasjen e tij me ministresën Elisa Spiropali gjatë një mbledhjeje qeveritare, duke shprehur pakënaqësinë për mënyrën se si media raportoi ngjarjen.
Rama tha se mbledhja zgjati nga ora 11 e mëngjesit deri në 6 pasdite, 7 orë diskutime intensive, por mediat kombëtare bënë lajm kryesor vetëm për disa fjalë që ai i tha ministres ose një tjetër pjesëmarrësi. Ai theksoi:
“Ky shembull që solla nuk ka ndonjë problem, por problemi është kur përhapen gjithëfarëlloj gjysmë të vërtetash që janë edhe gënjeshtrat më të mëdha.”
Kryeministri kritikoi raportimin selektiv, duke e paraqitur atë si shembull të mënyrës se si lajmi shpesh deformohet, duke lënë pas kontekstin e plotë të diskutimeve gjatë mbledhjes qeveritare.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






