

Një fluks i lartë qytetarësh është shënuar këtë të shtunë në pikën kufitare të Qafë Thanës, ku radha e makinave është kilometrike. Sipas raportimeve, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin, një situatë e ngjashme raportohet edhe në Kakavijë.
Shkak për pritjet e gjata është nevoja për të blerë naftë dhe ushqime me çmime më të ulëta, të cilat janë rritur në vend dhe në botë për shkak të pasojave ekonomike të luftës në Iran. Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë radha të gjata dhe fluks të lartë makinash që presin për të kaluar në Maqedoninë e Veriut.
Ky trend tregon ndikimin e krizave globale në jetën e përditshme të qytetarëve dhe presionin që çmimet e larta po ushtrojnë mbi konsumatorët shqiptarë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






