

Në vigjilje të Pashkëve, Arjan Dodaj u shpreh me një mesazh të fortë politik, duke theksuar se ndryshimi në vend duhet të vijë nga vetë shqiptarët dhe jo nga ndërhyrjet e jashtme.
Ai tha se “Vendi ynë nuk duhet të presë që e drejta apo e ardhmja do të na vijë nga jashtë. A thua vallë se të huajt e kanë për detyrë ta duan më shumë Shqipërinë dhe shqiptarët.”
Dodaj e lidhi këtë thirrje me vlerat e Pashkëve, duke kujtuar se as Krishti nuk mbeti në varr, por hapi një rrugë të re përtej vdekjes, duke nënvizuar se as situatat e vështira nuk janë pa shpresë. Ai u bëri thirrje të gjithë atyre që mbajnë përgjegjësi politike, ekonomike dhe shoqërore të veprojnë me ndershmëri, të kundërshtojnë korrupsionin dhe padrejtësinë dhe të mbjellin shpresë konkrete për vendin.
Në fund, Arqipeshkvi përshëndeti shqiptarët me urimin: “Të dashur vëllezër e motra, gëzuar për shumë mot Pashkët të gjithëve.”
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






