Transmetuar më 04-04-2026, 12:59

Një burrë dhe fëmija i tij i mitur janë plagosur në një aksident rrugor që ndodhi në afërsi të fshatit Çermë në Divjakë të Fierit, raporton noa.al.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier tha sot se autori i dyshuar i aksidentit mori arratinë por disa orë më pas u vu në pranga:

"Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. T., 19 vjeç, banues në fshatin Çermë, Divjakë, pasi duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, është përplasur me një mjet bujqësor me drejtues shtetasin B. S., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes".

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit bujqësor, shtetasi B. S., si dhe djali i tij i mitur, pasagjer në mjet.

Babë e bir u dërguan dhe ndodhen në spital, ku mjekët thonë se është jashtë rrezikut për jetën;

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit