Transmetuar më 04-04-2026, 12:15

DURRËS – Një ngjarje tragjike tronditi qytetin bregdetar të Durrësit, ku Florian Saraçi ndërroi jetë mesditën e djeshme gjatë orës së fiskulturës me shokët e shoqet e gjimnazit.

Sipas policisë, rreth orës 15:15, i riu u ndje keq në palestër dhe humbi ndjenjat. Ai u transportua menjëherë me ambulancë, por fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetojë dhe vdekja u konstatuan si natyrale, e shkaktuar nga arrest kardiak.

Familjarët, të tronditur nga humbja, njoftuan se ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet sot në orën 15:00, në varrezat e reja të qytetit. Gazetari Romir Saraçi shkroi në profilin e tij: “Djali ynë, nipi ynë Flori iu bashkua Zotit në moshën më të bukur.”

Grupi hetimor i policisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, megjithëse të dhënat paraprake flasin për shkaqe natyrale.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit