Transmetuar më 04-04-2026, 11:47

ELBASAN – Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe nën drejtimin e Prokurorisë Elbasan, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Bulevardi”, duke goditur aktivitetet kriminale në fushën e shpërndarjes së narkotikëve.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë dy shtetas:

F. P., 37 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”; L. Xh., 34 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit” dhe me precedent penal në fushën e narkotikëve.

Ata u kapën në bulevardin “Qemal Stafa”, duke udhëtuar me automjet tip Mercedes Benz, ku F. P. ishte drejtues dhe L. Xh. pasagjer.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia sekuestruar:

Lëndë narkotike të dyshuara kokainë dhe kanabis, të ndara në doza gati për shitje; Një shkop metalik me hapje; Tre aparate celularë; Një shumë parash në euro dhe lekë, të dyshuara të përfituara nga aktiviteti kriminal; Automjeti i përdorur për shpërndarjen e drogës.

Materialet procedurale janë dorëzuar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit