Transmetuar më 04-04-2026, 11:35

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër njoftoi sot se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan 17-vjeçarin, i cili ishte i shpallur në kërkim një ditë më parë.

I mituri dyshohet se në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç, ka abuzuar seksualisht me një djalë 10-vjeçar.

Adoleshenti u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare, në PKK Kakavijë, në hyrje të territorit shqiptar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Çfarë ndodhi

Hetimet e policisë kanë nxjerrë në pah elementë shqetësues për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në këtë qytet.

Adoleshenti 17 vjeçar ka abuzuar seksualisht me një djalë 10 vjeçar në lagjen Zinxhira të qytetit duke e bërë këtë akt të turpshëm në prani të 2 shtetasve të tjerë të mitur, të moshës 9 dhe 10 vjeç.

Policia e cila konfirmoi ngjarjen tha se i riu në rrethana të paqarta, ka përdhunuar djalin 7 vjet më të vogël se vetja, duke mos pasur droje aspak nga prania e dy shokëve të të miturit, dy djem 9 dhe 10 vjeç.

Pasi ka abuzuar seksualisht me djalin 10-vjeçar, 17-vjeçari është larguar në drejtim të shtetit Grek.

Kjo ka ndodhur para se 10-vjeçari dhe prindërit e tij, të vinin në ambientet e Policisë për të bërë kallëzim, tha policia lokale.

Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologes, avokatit dhe përfaqësuesve të Njësisë për Mbrojtjen e Fëmijëve, në përputhje me procedurat ligjore.

Foto arkivi

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit