

PEJË – Policia e Kosovës ka arrestuar Korab Bajgora pas akuzave për kërcënime dhe ofendime ndaj kreut të Ramush Haradinaj dhe familjes së tij. Arrestimi ndodhi pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale ku Bajgora ofendonte familjen Haradinaj.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia konfiskoi dy armë zjarri pistoleta, njëra prej të cilave kishte 4 fishekë. Sipas njoftimit zyrtar, Bajgora është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Ky nuk është rasti i parë i Bajgorës me drejtësinë. Ai ishte arrestuar edhe në janar të vitit të kaluar, ku dyshohej për kërcënim ndaj efektivëve të policisë gjatë një arrestimi. Në atë kohë, ndaj tij rëndonin dy akuza: “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Policia thekson se hetimet për rastin vazhdojnë dhe të gjitha veprimet po ndërmerren në përputhje me ligjin, për të siguruar rendin dhe sigurinë publike.


Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






