

SHKODËR – Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kaluar në qendër të Shkodrës, ku dy të rinj mbetën të plagosur me mjet prerës.
Të plagosurit janë identifikuar si 19-vjeçari Enis Preza dhe 17-vjeçari Elio Shullani, të cilët janë transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas burimeve, gjendja e tyre ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Si autor i dyshuar i ngjarjes është identifikuar Nikson Kodra, i cili rezulton person me precedentë penalë. Burime bëjnë me dije se ai ka qenë më parë i ndaluar për armëmbajtje pa leje, si edhe për çështje që lidhen me lëndë narkotike.
Menjëherë pas ngjarjes, autoritetet kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






