Transmetuar më 04-04-2026, 09:29

Bolonja – Një 12-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pas rënies nga kati i tetë i një pallati në qytetin italian.

Sipas raportimeve të mediave vendase, viktima, Luis Pisha, ndodhej në tarracën e godinës së bashku me dy bashkëmoshatarë në momentin e ngjarjes.

Nga informacionet paraprake mësohet se i mituri ishte ngjitur mbi një strukturë plastike në çati, e cila është thyer papritur, duke shkaktuar rrëzimin e tij nga lartësia. Fillimisht, ai ka mbetur i varur, ndërsa shokët janë përpjekur ta ndihmojnë, por pa arritur ta shpëtojnë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e emergjencës, forcat e policisë dhe zjarrfikësit, por 12-vjeçari nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit