

Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali, pasi akuzohet për kërcënime të vazhdueshme me vdekje ndaj pronarëve të një lokali.
Ngjarja ka ndodhur në zonën pranë stacionit të trenit, afër Piazza Roma, ku sipas mediave vendase, i dyshuari kishte krijuar shqetësime të vazhdueshme për biznesin.
42-vjeçari kishte qenë më herët subjekt i kontrolleve nga autoritetet, ndërsa pronarët e lokalit kishin denoncuar sjelljet e tij kërcënuese, të cilat, për arsye ende të paqarta, kishin vijuar për një periudhë të gjatë.
Si masë parandaluese, gjykata kishte vendosur që ai të mos i afrohej pronarëve të lokalit në një distancë më të vogël se 1 000 metra. Megjithatë, shqiptari e kishte shkelur këtë urdhër, duke vijuar të paraqitej pranë biznesit.
Pas shkeljeve të përsëritura të masës së sigurisë, policia ndërhyri duke e arrestuar. Sipas raportimeve, Asti, gjykata përkatëse konfirmoi arrestimin dhe vendosi masën e paraburgimit ndaj tij.
Çështja tashmë i ka kaluar autoriteteve gjyqësore, të cilat do të shqyrtojnë veprimet e të dyshuarit në vijim të procesit ligjor.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






