Transmetuar më 04-04-2026, 07:31

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i dorëzojë detyrën Kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në një ceremoni zyrtare që do të zhvillohet këtë të shtunë.

Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca përmes një njoftimi për mediat, ku theksohet se ceremonia do të nisë në orën 16:00.

Sipas agjendës zyrtare, akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në ambientet e Kabinetit të Presidentes.

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes, pasi Kuvendi ende nuk ka zgjedhur presidentin e ri. Ajo mund ta mbajë këtë post për 6 muaj.

Kuvendi ka afat deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri.

Vjosa Osmani është zgjedhur Presidente e Kosovës më 4 prill 2021. Ajo mori detyrën pesë vite më parë me përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë, ndonëse kishte shprehur publikisht dëshirën për ta vazhduar atë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit