Transmetuar më 04-04-2026, 07:19

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Sipas parashikimeve, moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat herë pas here pritet të jenë deri të dendura. Pas orëve të pasdites, në pjesën më të madhe të territorit pritet kthjellim i motit.

Reshje të dobëta shiu parashikohen të shfaqen nga orët e mesditës deri në ato të pasdites, kryesisht në zonat malore të lindjes dhe jugut të vendit. Në mbrëmje pritet ndërprerja e reshjeve në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 9 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era mund të arrijë shpejtësi deri në 18 m/s.

Në det, valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë i forcës 3–4 ballë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit