

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka përdorur sërish rrjetet sociale për të dënuar bullizmin dhe për të mbrojtur të drejtat e personave me aftësi të ndryshme.
Sot, Zeqiri shpërndau një postim nga llogaria zyrtare e Stenaldo Mëhillit, ish-banori i Big Brother VIP Albania, ku bëhej apel për ndërprerjen e çdo forme të bullizmit.
Ajo shtoi një koment personal në Instastory, duke kritikuar veprimet e Rogert Sterkaj dhe duke e quajtur atë “mashkulli më i urryer shqiptar”, duke shprehur indinjatën ndaj akuzave të mëparshme të Sterkaj ndaj Mëhillit për sjellje të padrejta dhe viktimizim.
Për më tepër siç shihni foton, e ka shoqëruar vlerësimin e saj për Rogertin me një emoji fyes.
Edhe pse konflikti mes banorëve është pjesë e një kapitulli të mbyllur të programit, Zeqiri vazhdon të përdorë platformën e saj për kauza sociale, duke sensibilizuar publikun mbi pasojat e bullizmit.
Këngëtarja njihet për angazhimin e saj në mbrojtje të të drejtave të ndryshme dhe rikthimi i kësaj teme tregon se bullizmi mbetet i papranueshëm, dhe çdo individ ka përgjegjësi për ta dënuar atë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






