

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku dy të rinj kanë mbetur të plagosur me mjet prerës pas një konflikti të çastit.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal të Shkodrës janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi E. P., 19 vjeç, si dhe një 17-vjeçar, të cilët janë dëmtuar me thikë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore, të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. P., 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se këta shtetas janë dëmtuar me mjet prerës në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë një konflikti të çastit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






