Transmetuar më 03-04-2026, 20:14

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qendër të qytetit të Shkodrës, ku dy të rinj janë përfshirë në një konflikt që ka përfunduar me përdorimin e mjetit prerës.

Sipas informacioneve paraprake, sherri mes tyre ka degjeneruar në dhunë fizike, ndërsa është përdorur një thikë, duke lënë të dy të rinjtë të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur pranë shatërvanit, në zonën qendrore të qytetit, duke shkaktuar shqetësim te kalimtarët e pranishëm.

Të plagosurit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Çfarë tha sonte policia Shkodër

Rreth orës 19:50, në Spitalin Rajonal Shkodër janë paraqitur për ndihmë mjekësore, të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. P., 19 vjeç, dhe një 17-vjeçar, të cilët aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe, nga veprimet e para hetimore, dyshohet se këta shtetas janë dëmtuar me mjet prerës në lagjen “Qemal Stafa”, gjatë një konflikti të çastit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit