

Një ngjarje është regjistruar në zonën e Kamzës, ku një grua rreth 30 vjeçe ka kërkuar ndihmë mjekësore në poliklinikë pas një dëmtimi në fytyrë.
Rreth orës 15:30, autoritetet janë njoftuar për paraqitjen për mjekim të shtetases me iniciale E. L. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Nga veprimet paraprake është bërë i mundur identifikimi dhe shoqërimi në komisariat i një shtetasi 73-vjeçar, banues në Laknas, për veprime të mëtejshme proceduriale.
Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se i moshuari ka qëlluar me armë gjahu për të larguar një kafshë, dhe si pasojë një saçmë ka prekur në faqe 30-vjeçaren, e cila ndodhej në oborrin e banesës së xhaxhait të saj në Laknas.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, e reja është larguar drejt banesës dhe ndodhet jashtë rrezikut.
Autoritetet po vijojnë punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






