

Jelena Gjukanoviç, punonjëse e OSBE, u paraqit sot para gjykatës së Prishtinë nën dyshimet për spiunazh në bashkëpunim me një person tjetër për llogari të inteligjencës së Serbia.
Prokuroria deklaron se ajo kishte qasje në informacione të rëndësishme dhe takime me përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtarë, veçanërisht në veri të Kosovës, dhe dyshohet se ka dërguar informacione sensitive në Beograd.
Në dosje janë gjetur komunikime që prokuroria i konsideron mesazhe të koduara, përfshirë një “falënderim për punën në Kosovë”, të cilat interpretohen si lidhje me veprimtarinë e inteligjencës serbe. Mbrojtja ka kundërshtuar këto pretendime, ndërsa prokuroria po përdor mesazhet dhe dokumentet si prova për spiunazh.
Grupi hetimor dhe gjykata vijojnë punën për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






