

Bordi i Transparencës i mbledhur sot në datë 3 Prill 2026, në mbledhjen e radhës vendosi të shtrenjtojë sërish çmimin e naftës duke e çuar atë nga pasditja e sotme në plot 224 lekë për litër.
"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri", thotë ministria e Ekonomisë.
Në njoftimin ajo paralajmëron se çmimi mund të shkonte gati 234 lekë, porse në zbatim të Aktit Normativ të miratuar sot, niveli i akcizës u ul 20 % ose e bashkë me TVSH ulja me 9.5 lek/litër.
Sakaq ka ndryshuar dhe çmimi i benzinës. Ai shkon në 181 lekë për litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 3 ora 20.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes, raporton noa.al.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






