Transmetuar më 03-04-2026, 16:48

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen Pavarësia, pranë rrugës “Çipaj” në Vlorë, ku ka humbur jetën 63-vjeçari Ismail Aliaj pas një konflikti fizik.

Sipas burimeve mjekësore, viktima ka pësuar goditje të forta në kokë, fytyrë dhe në zonën e grykës, të cilat rezultuan fatale. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Gjatë konfliktit është lënduar lehtë edhe djali i tij, Bajroni, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, Policia e Vlorës ka dhënë detaje zyrtare për ngjarjen. Sipas saj, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi I. A., 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy persona, të cilët janë identifikuar dhe janë në kërkim.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 63-vjeçari ka humbur ndjenjat dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku më pas ka ndërruar jetë.

Burime nga hetimet bëjnë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë qenë të njohur me njëri-tjetrin, ndërsa shkaqet e përplasjes ende nuk janë bërë publike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa vijon puna për kapjen e autorëve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit