Transmetuar më 03-04-2026, 16:35

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen Pavarësia, pranë rrugës “Çipaj” në Vlorë, ku 63-vjeçari Ismail Aliaj ka humbur jetën pas një konflikti mes disa personave.

Sipas burimeve mjekësore, viktima ka pësuar goditje të forta në kokë, fytyrë dhe në zonën e grykës, të cilat rezultuan fatale. Pavarësisht ndihmës së dhënë, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Gjatë konfliktit ka mbetur i lënduar lehtë edhe djali i tij Bajroni, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime nga hetimet bëjnë me dije se personat e përfshirë në konflikt kanë qenë të njohur me njëri-tjetrin, ndërsa ende nuk janë bërë publike shkaqet e përplasjes.

Policia e Vlorës ka nisur ndjekjen e autorëve dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Vlorës del me komunikatë:

Sot, rreth orës 15:00, në vendin e quajtur “Rruga e Çipave”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi I. A., 63 vjeç, është goditur me grushte nga dy shtetas, tashmë të identifikuar nga shërbimet e Policisë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi I. A, ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit