

Një plagosje me armë zjarri është raportuar pak minuta më parë në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, një grua ka mbetur e plagosur në rrethana të paqarta edhe për policinë.
"Para 30 minutash kemi marrë një informacion përmes një telefonate se një grua është plagosur me armë zjarri në zonën e Kamzës teksa ajo gjenden në oborr banese. Është e paqartë se çfarë ka ndodhur dhe nga kërkimet e deritanishme, e plagosura nuk gjendet në spitalet e Tiranës", tha për noa.al një burim i policisë së Tiranës.
Në një përditësim më vonë këtë pasdite, policia tha se rreth orës 15:30, është marrë njoftim se në poliklinikën në Kamëz është paraqitur për mjekim shtetasja E. L., rreth 30 vjeçe.
Në vendngjarje ka shkuar Grupi Hetimor me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve hetimore është bërë identifikimi dhe shoqërimi në Komisariat i shtetasit N. Sh., rreth 73 vjeç, banues në Laknas, për veprime të metejshme proceduriale.
Paraprakisht dyshohet se 73-vjeçari ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të larguar një kafshë dhe për pasojë një saçmë gjahu ka dëmtuar në faqe shtetasen E. L, e cila po qendronte në oborrin e banesës së xhaxhait të saj, në Laknas.
30-vjeçarja pas marrjes së mjekimit kaloi në banesë.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






