

Durrës – Një adoleshent ka vdekur pak minuta më parë në Durrës pasi humbi ndjenjat në palestër dhe më pas ndërroi jetë në rrethana të papritura.
Ngjarja ndodhi me një djalë në shkollën e mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës, shkollë e cila zhvillon procesin mësimor në ambientet e shkollës “Marie Kaçulini”.
Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat, tha policia.
I miturit Florian Saraçi është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






