

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, ku një nxënës 17-vjeçar me iniciale F.S. ka ndërruar jetë gjatë orës së edukimit fizik.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se shkak ka qenë një infarkt. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë dhe grupi i ekspertizës, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.
Durrës/ Informacion paraprak
Rreth orës 15:15, në ambientet e një shkolle të mesme në Durrës, një 17-vjeçar, gjatë kohës që ndodhej në palestër, është ndjerë keq dhe ka humbur ndjenjat.
Menjëherë është transportuar me ambulancë për ndihmë mjekësore, por ka ndërruar jetë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale (arrest kardiak).
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






