

Brikena dhe Mateo kanë pasur një bisedë të qetë në oborrin e shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke kaluar kohë së bashku pas disa keqkuptimeve të mëparshme.
Mateo tregoi për ndjenjat e tij dhe reflektimet mbi xhelozinë:
Mateo: “Më parë kam qenë shumë xheloz, me kohën jam qetësuar pak, jo se s’jam, jam boll”. Brikena: “Mua më pëlqejnë meshkujt xhelozë”. Mateo: “Mua nuk më pëlqen fare që jam xheloz. Fakti që jam xheloz, e urrej”. Brikena: “Jo ta bëj unë xheloz, s’kam qejf ta bëj dikë xheloz, se ajo është gjë shumë e keqe”. Mateo: “Po ta them, fakti që jam xheloz, e urrej te vetja. Do të doja ta mos mendoja fare se çfarë vesh, me kë je në kafe. E urrej faktin që jam xheloz, por nuk kam ç’të bëj”.
Biseda reflektoi një moment sinqeriteti dhe vetëdijeje, ku Mateo pranoi dobësitë e tij dhe Brikena shprehu qëndrimin e saj të kujdesshëm ndaj ndjenjave të tjetrit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






