Transmetuar më 03-04-2026, 15:28

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar kryebashkiakëve në vend të hapin zyra të posaçme të ndihmës juridike për të lehtësuar procesin e legalizimeve për qytetarët.

Gjatë një komunikimi mbi funksionimin e kadastrës, ai theksoi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë mes pushtetit vendor dhe institucioneve përgjegjëse, me qëllim ndërtimin e planeve të qarta dhe prioritare për trajtimin e aplikimeve.

Sipas Ramës, sistemi duhet të bëhet më i drejtë dhe transparent, duke i dhënë përparësi qytetarëve që kanë aplikuar më herët, si dhe duke përcaktuar zona specifike që do të trajtohen me prioritet.

Ai u ndal edhe te numri i lartë i ankesave për kadastrën, duke theksuar se një pjesë e tyre lidhen me aplikime të paplota ose të pasakta. Në këtë kuadër, hapja e zyrave të ndihmës juridike pranë bashkive do të ndihmojë qytetarët të kuptojnë më mirë procedurat dhe të shmangin gabimet gjatë aplikimit.

Sipas tij, kjo nismë pritet të ndiqet nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe synon përmirësimin e shërbimit, si dhe reduktimin e vonesave në procesin e legalizimeve.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit