Transmetuar më 03-04-2026, 14:59

Rritja e çmimeve të fruta-perimeve në tregjet e vendit po rëndon gjithnjë e më shumë buxhetin e familjeve, veçanërisht të pensionistëve.

Të moshuarit shprehen se me të ardhurat aktuale e kanë të vështirë të përballojnë jo vetëm ushqimet bazë, por edhe shpenzimet për ilaçe. Sipas tyre, çmimet e larta po i detyrojnë të kufizojnë ndjeshëm blerjet e përditshme.

Në disa tregje, si ai pranë ish-Uzinës “Dinamo”, produktet ushqimore po shiten me çmime të konsiderueshme. Një kilogram limon kushton rreth 200 lekë, kungulli 100 lekë, domatet dhe brokoli arrijnë në 300 lekë për kilogram, ndërsa lulelakra shitet me rreth 250 lekë.

Qytetarët kërkojnë ndërhyrje nga institucionet për të kontrolluar situatën dhe për të stabilizuar tregun. Ata paralajmërojnë se nëse çmimet vijojnë të rriten, sigurimi i produkteve bazë do të bëhet gjithnjë e më i vështirë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit