

SHBA – Përpara se skuadrat të zbrisnin në parket, një ansambël nga komuniteti shqiptar në Illinois, i ftuar nga Chicago Bulls, performoi para spektatorëve me këngë dhe valle shqiptare.
Tingujt e muzikës tradicionale shqiptare pushtuan sallën, ndërsa valltarët, të veshur me kostume kombëtare, sollën energji dhe krenari në arenë.
Publiku amerikan mbeti i mahnitur nga ritmi dhe gjallëria e valleve shqiptare, duke e kthyer këtë moment në një spektakël të rrallë për një ndeshje të NBA-së.
Ky performim u konsiderua si një promovim i bukur i kulturës shqiptare në një nga skenat më të mëdha sportive në botë.
@user65943072015585 Albanian night at the United Center. #albania #aaci #albaniannight ♬ original sound – Ed Dee
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






