Transmetuar më 03-04-2026, 13:46

Berisha: Ergys Agasin e kanë rrahur shumë keq para dy javësh! Ai mbrohet nga shteti, për të nuk ka mandat ndërkombëtar arresti

Tiranë, 3 prill 2026 — Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, bëri një denoncim publik duke deklaruar se ish-funksionari Ergys Agasi është dhunuar dy javë më parë.

Sipas Berishës, Agasi është rrahur rëndë dhe “e kanë shtruar në dru”, ndërsa më pas është dërguar në një spital privat. Ai shtoi se ndaj Agasit nuk ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar dhe se mandati i arrestit në Shqipëri është i pavlerë, pasi nuk zbatohen nga autoritetet.

“Dy javë Ergys Agasin e kanë rrahuar shumë keq, e kanë shtruar në dru. Mandati në Shqipëri është i pavlerë, sepse policia nuk e arreston,” tha Berisha, duke e lidhur situatën me zhvillimet politike dhe veprimet e qeverisë aktuale.

Pjesa e plotë:

"Dy javë më parë, Ergys Agasi e kanë rrahur shumë keq.

E kanë shtruar në dru.

Po, po.

Sipas qytetarit dixhital, është dërguar në një spital privat, por duhet të dini një gjë, Ergys Agasi mbrohet nga shteti.

Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për Ergys Agasin.

Nuk ekziston!

Kurse mandati në Shqipëri është i pavlerë sepse atë policia nuk e arreston, ai ka hequr ministra, por këto janë zhvillimet për këtë prestanome të Edi Ramës, sepse në fakt Ergysi është vetë Rama, të kuptohemi."

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit