Transmetuar më 03-04-2026, 12:48

Ngjarje e dyfishtë abuzimi seksual është raportuar sot në Tiranë, me një burrë që përdhunon një grua dhe një i dytë që e ngacmon seksualisht.

Policia e Tiranës tha se agjentët e saj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. P., si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. Q.

Veprimet erdhën pasi ka kallëzuar një 38-vjeçare, se në muajin shkurt 2026, shtetasi A. Q. ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Por pardje ka ndodhur një tjetër ngjarje mr 38 vjeçaren: Ndërsa më datë 01.04.2026, shtetasi P. P. e ka ngacmuar seksualisht.

Policia tha se po punohet për kapjen e shtetasit A. Q. dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit