Transmetuar më 03-04-2026, 11:52

Lezhë, 3 prill 2026 — Një 24-vjeçar me inicialet A. L. është arrestuar nga policia në Lezhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij.

Sipas burimeve zyrtare, i riu dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta ish-të dashurën, duke i shkaktuar lëndime trupore.

E reja ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas është larguar në banesë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia bën me dije se ndaj 24-vjeçarit kanë nisur procedurat ligjore, ndërkohë që hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit