Transmetuar më 03-04-2026, 11:32

Tiranë, 3 prill 2026 — Vijojnë të mbeten pa përgjigje të qarta rrethanat mbi fatin e Ervis Martinaj, ndërsa së fundmi babai i tij ka hedhur akuza ndaj institucioneve të drejtësisë, duke pretenduar se i biri është ekzekutuar në Durrës.

I pyetur nga gazetarët lidhur me këtë çështje, ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, deklaroi se nuk mund të japë komente për një çështje konkrete hetimore.

“Kjo ngjarje që ju referoni është një ngjarje konkrete që do të thotë se kërkesa juaj për koment nga ana ime nuk mund të adresohet sepse do të kërkonte përfshirjen e një titullari politik në çështje operacinale

Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve të bëra nga policia e shtetit e bën vetëm prokurori i çështjes. Këto informacione i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe hierarkia e tyre dhe porositë e deleguara nga prokurori i çështjes që bëjnë vlerësimin e nivelit të hetimit."

Lamallari theksoi se përfshirja e një titullari politik në çështje operacionale është e papërshtatshme, ndërsa sqaroi se çdo informacion mbi ecurinë e hetimeve administrohet nga strukturat përkatëse të drejtësisë.

Sipas tij, vlerësimi i punës së Policisë së Shtetit bëhet nga prokurori i çështjes, ndërsa informacionet mbi hetimin disponohen vetëm nga oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori.

Ministri nënvizoi gjithashtu se nuk mund të japë afate për zbardhjen e çështjes, duke argumentuar se ato varen nga kompleksiteti i hetimeve.

Rasti i Ervis Martinaj vijon të mbetet një nga më të debatueshmit në vend, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende një version zyrtar përfundimtar mbi fatin e tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit