Transmetuar më 03-04-2026, 11:27

Një qendër masazhesh në Tiranë u zbulua të jepte shërbime seksi me pagesë për klientët e interesuar.

Zbulimi erdhi nga një punë tremujore e policisë e cila u kurorëzua me kapjen në flagrancë të një gruaje tutore dhe një tjetre që shiste trupin me pagesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, thanë sot zyrtarish se si rezultat i një hetimi 3-mujor, të kryer në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, shtetasen B. G., 40 vjeçe, si dhe proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, një 41-vjeçare.

Në ambientet e subjektit (qendër fizioterapeutike), në rrugën “Ismail Qemali”, në pronësi të shtetases B. G., 40 vjeçe, u konstatua se shfrytëzohej për prostitucion një 41-vjeçare.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit