

Zbardhen detaje nga ngjarja e rëndë në Fier, ku një 40-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë në banesë.
Sipas burimeve policore, 40-vjeçari Taulant Halka jetonte në Vlorë së bashku me familjen e tij, por prej kohësh kishte mosmarrëveshje në çift dhe ndodhej në proces divorci. Çifti kishte zhvilluar edhe një seancë gjyqësore për zgjidhjen e martesës, ndërsa bashkëshortja kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje.
Një ditë më parë, viktima, baba i dy fëmijëve të mitur, ishte larguar nga Vlora drejt banesës së prindërve të tij në fshatin Portez të Fierit.
Sipas të dhënave paraprake, mbrëmjen e djeshme ai dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka kryer vetëvrasje me një armë gjahu, e cila rezulton të ishte në pronësi të babait.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






