

DIVJAKË- Një 33-vjeçar i dënuar me 4 vite burgim ka rënë sërish në prangat e polcisë pasi ishte shpallur në kërkim. Sipas njoftimit të policisë, 33-vjeçari banues në Divjakë ishte dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas tyre, nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë. Uniformat blu bëjnë me dije se, veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec.
Njoftimi:
"Kapet një 33-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 4 vjet burgim, për kultivim të bimëve narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:
-D. S, 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor, Divjakë.
Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Korçës, me 4 vjet burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të kryer 1 vit, 10 muaj e 4 ditë.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas u kryen nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec.", njofton policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






